AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshimet në qarqe; Rama i heq Bushatit Shkodrën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve.

Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës, por drejtimi do i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershorit në kryeqendrën e veriut.

Tjetër lëvizje është edhe ajo në qarkun e Lezhës, ku Sandër Lleshaj i merr drejtimin Lindita Nikollës.

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të marrin drejtimin e qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar Blerina Gjylametin.

Në qarqet e tjera nuk do të ketë ndryshime.

 

Ndryshimet në sekretariate:

Sekretar për koordinimin me Rininë – Gent Cakaj

Sekretar për koordinimin e Këshillave – Ilir Beqja

Sekretare për ‘Partinë online’ – Blerina Gjylameti

Sekretare për Burimet Njerëzore – Lindita Nikolla

Sekretar për Koordinimin dhe Organizimin – Arben Pëllumbi

Fraksion.com