AktualitetBota+Të fundit

Mark Esper konfirmohet për postin e sekretarit të mbrojtjes

Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati amerikan konfirmoi të martën emërimin e Mark Esper në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes.

Votimi i dha fund procesit që zgjati shtatë muaj dhe që shënon kohën më të gjatë në histori që Pentagoni qëndroi pa udhëheqës.

Zoti Esper, veç përvojës ushtarake ka qenë edhe lobist në industrinë e mbrojtjes.

Pozita e Sekretarit të Mbrojtjes ngeli bosh që kur shefi i parë i mbrojtjes në administratën Trump, Jim Mattis dha dorëheqjen pas një serie mosmarrëveshjesh politike me Presidentin.

Ai kishte ofruar mundësinë e qëndrimit në post edhe për dy muaj para se të largohej, por Presidenti Trump i tha jo.

Zoti Esper ka premtuar se një ndër përparësitë e tij është zgjidhja e problemeve të udhëheqjes në Pentagon.

 

Fraksion.com