Kështjella e Gjakut të Haradinajve dhe Gllogjani përballë Hagës
Ish-deputeti i LSI Luan Rama përmes vargjeve sjell në vëmendje gjakun e dëshmorëve të familjes Haradinaj, të derdhur gjatë së Kosovës, në një kohë kur kryeministri Ramush Haradinaj thirret në Hagë për tu pyetur për atë periudhë.
Duke e quajtur Hagën një kështjellë turpi, Rama thotë përmes vargjeve se Gjykata si gjithë Europa i ka harruar dëshmorët e familjeve kosovare të rënë në luftë.
VARGJET E LUAN RAMËS:
Kështjella e Gjakut të Haradinajve dhe Gllogjani përballë Hagës.
Haga,
Dhe si Haga gjithë Evropa,
Nuk e di
Çfarë është Kështjella e Gjakut.
Nuk e di
As se çfarë është
Mali i Dhembjes,
Në zemrën e nënës
Për bijtë e vrarë!
Ato nuk e dinë
Çfarë është plisi i bardhë
Si borë mbi vetull,
Që vjen si amanet,
Shekull më shekull…
Shekulli i shqiptarëve,
Përsëri i vrarë!
Sepse Haga,
E ka harruar Reçakun!
Edhe Drenicën e ka harruar Haga,
Njësoj siç ka harruar Srebrenicën…
E tash,
20 vjet më pas,
Haga e Kështjellës së Turpit,
Kërkon t’i bëjë gjyqin,
Gllogjanit të Kështjellës së Gjakut!
Ramush të kam vëlla!
Të kam vëlla prej gjuhës,
Të kam vëlla prej gjakut,
Të kam vëlla prej flamurit,
Të kam vëlla prej atdheut,
Të kam vëlla prej dhembjes,
Të kam vëlla prej plagëve,
Të kam vëlla prej shpresës,
Të kam vëlla prej ëndrrës.
Por të kam vëlla,
Edhe prej emrit!
-“Për flamur, për gjuhë amtare,
Ngjallen prapë heronjtë ndër varre…”,
– Na thotë me piskamën
E shpirtit e të gjakut,
Luan Haradinaj!