AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj dhe Krasniqi merren sot në pyetje; Policia holandeze shton prezencën

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret sot në pyetje nga Gjykata Speciale.

Sseanca e pyetjeve do zhvillohet  në orën 09:30, në Hagë.

Në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar dje.

Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Analisti Astrit Gashi tha nga Haga, për TV Dukagjinin,  tha  se avokatët po i këshillojnë klientët e tyre që të mbrohen në heshtje.

Po ashtu zoti Gashi u shpreh se priten të merren në pyetje 100 persona.

 

Fraksion.com