AktualitetBota+Të fundit

Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë

Partia Konservatore e Britanisë njoftoi të martën se Boris Johnson do të jetë udhëheqësi i ri i saj dhe është bërë kryeministri i ri i vendit.

Zoti Johnson fitoi në garën ndaj Sekretarit të Jashtëm Britanik, Jeremy Hunt në votimin që u mbyll të hënën natën me rezultatin 66% me 34%.

“Do ta bashkojmë këtë vend të mrekullueshëm dhe do ta çojmë përpara”, u tha zoti Johnson anëtarëve të partisë të tij, pasi u shpall fitues.

Ai premtoi se do të realizonte daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor dhe se do të bashkonte dhe mobilizonte vendin me përpjekje për të përmirësuar arsimin, infrastrukturën dhe policinë.

Zoti Johnson do ta zëvendësojë zyrtarisht kryeministren Theresa May të mërkurën, kur ajo largohet nga detyra pas disa dështimeve të planit për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Ai falenderoi zonjën May në fjalimin e tij për “shërbimin e jashtëzakonshëm” ndaj partisë dhe vendit.

Zoti Johnson, një ish-sekretar i jashtëm populist dhe ish-kryebashkiak i Londrës, është shprehur se do ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja me ose pa marrëveshje me 31 tetor. Shumë anëtarë të parlamentit, janë kundër daljes pa marrëveshje pasi thonë se një lëvizje e tillë do të ishte kaotike për ekonominë.

 

Fraksion.com