‘Shigjeta’ e Tahirit: Nisi me burra me musteqe e ka shkuar me burra me botox
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë. Tahiri në një prononcim për mediat tha se çështja duhet të mbyllej më shpejt.
“Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi.
Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm. Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyrje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”, tha Tahiri.
Lidhur me provat e paraqitura deri më tani, Tahiri tha se nuk ka asnjë ndryshim nga c’është dorëzuar më parë në Kuvend.
“Unë i kam parë letrat i keni parë edhe ju. Nuk ka asnjë gërmë më shumë se letrat e para që janë cuar në parlament. Dy vjet humbje kohe. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të dëgjoni pretentimet e prokurorisë e të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat.
Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë e kam mundësinë të flas para jush, merre me mend se ç’ndodh me njerëzit”, vijoi më tej Tahiri, ndërsa çuditi me përgjigjen e tij për gazetarët, të cilët e pyetën se është thinjur gjatë këtyre dy viteve të procesit gjyqësor.
“Kjo histori ka nisur me burra me musteqe e ka shkuar me burra me botox”, tha Tahiri, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.
Ndërkohë seanca e rradhës do mbahet më 10 shtator.
Fraksion.com