PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare
PS pritet të mbledhë nesër në orën 16:00 Asamblenë Kombëtare. Punimet e Asamblesë, do të celen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndërsa në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Rendi i ditës së Asamblesë së PS:
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.
Fraksion.com