AktualitetPolitikëTë fundit

“Politika të dalë nga vetja”; Murrizi: Reforma në Drejtësi, ia vlejti

Myslym Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, u shpreh se “politika duket të ketë kurajon të dali nga vetja dhe të thotë, që procesi i Reformës në Drejtësi ia vlejti. Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie siç e kanë vendet europiane dhe SHBA”.

Në ceremoninë e promovimit të botimit parlamentar “Reforma në Sistemin e Drejtësisë”, Murrizi tha se “nisma e nisur nga faktorët ndërkombëtar për reformën në drejtësi, i vuri palët politike në presion që nga viti 2014 dhe deri më 22 korrik 2016, ku për herë të parë me 140 vota pro u bënë të mundur ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Por pas votimit unanim, politika filloi avazin e vjetër. Sot 5 vjet nga procesi i Reformës në Drejtësi, jemi pa Gjykatë Kushtetuese pa Gjykatë të Lartë dhe gati gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve të gjykuar nga KPA dhe KPK janë të shkarkuar. Procesi që u mendua se do të rregullonte shumë dhe shpejt, sot nuk i ka kapur këto pritshmëri dhe patjetër që politika ka ndikuar”. – tha Murrizi.

Sipas tij, në një vend demokratik siç është Shqipëria, drejtësia është balanca e pushtetit.

“Ndaj sa më shumë të zvarritet procesi i Reformës në Drejtësi, aq më shumë prishet raporti mes shtetit dhe pushtetit dhe ata që e vuajnë janë qytetarët. Ndaj uroj nga kjo ceremoni të mblidhemi sërish për mbylljen e këtij procesi të gjatë të mundimshëm dhe me kosto por me vlerë të madhe për vendin”- nënkryetari i Kuvendit.

 

Fraksion.com