Mision i ri humanitar pёr shpёtimin e migrantёve nё Mesdhe
“SOS Mediterranee” dhe “Mjekёt pa kufij” nё lundrim pёr tё shpёtuar njerёzit e rrezikuar nё Mesdhe.
Shtatё muj pasi ndihmёsit vullnetarё u detyruan ta ndёrpresin aksionin e tyre para brigjeve tё Libisё me anijen e shpёtimit “Aquarius”, tani me kryqёzorin e ri tё shpёtimit “Ocean Viking”, sёrish nis njё mision nё Mesdhe. Meqenёse njerёzit ende vazhdojnё tё pёrdorin itinerarin e rrezikshёm pёr t’u arratisur nga Libia pёrmes detit Mesdhe drejt Europёs dhe tashmё nuk ka asnjё ndihё pёr ta nёse rrezikohen, pёr “SOS Mediterranee” dhe “Mjekёt pa kufij” ishte fare e qartё, qё duhet ta ndёrmerrnin kёtё mision, komunikuan tё dyja organizatat. Libia ndodhet qё prej vitit 2011 nё luftё civile dhe prej kohёsh ajo ka qenё njё ndёr rrugёt kryesore pёr migrantёt afrikanё me synim Europёn.
Gjatё diteve tё shkuara janё shpёtuar rreth 30.000 refugjatё. Anija e re, qё do tё lundrojё nёn flamurin norvegjez, ёshtё financuar nё bashkёpunim me “Mjekёt pa kufij”. Megjithatё misioni ende ka nevojё pёr para. Bashkёthemeluesja e “SOS Mediterranee”, Sophie Beau, bёri thirrje pёr donacione. Vetёm shpenzimet ditore tё misionit janё rreth 14.000 Euro. “Ocean Viking” ka njё ekipazh prej 31 personash, ёshtё e pajisur me njё klinikё mjekёsore dhe ka kapacitetin tё trajtojё deri nё 200 migrantё. Anija ёshtё 69 metra e gjatё dhe duhet tё sillet para nisjes sё misionit nga Norvegjia nё Mesdhe. Mё parё kjo anije ёshtё pёrdorur si anije furnizimi nё det tё hapur.
Fraksion.com