“Kryeson zgjedhjet parlamentare”; Partia e Selenskyj në Ukrainë kërkon një partner koalicioni
Nё fund tё votimeve nё Ukrainё partia e presidentit Selenskyj duket se kryeson nga numri i votave, por asaj do t’i duhet njё partner koalicioni.
Katёr parti tё tjera, sipas kёtyre rezultateve do tia kanёdalё ta kalojnё pragun e pёrfaqёsimit parlamentar duke siguruar pjesёmarrjen nё parlament nё Kiev. Sipas kёtyre rezultateve partia mё e fortё opozitare me rreth njёmbёdhjetё pёrqind do tё jetё partia pro-ruse platforma “Pёr jetёn”. Partia Solidariteti Europian me nё krye pararadhёsin e Selenskyi, Petro Poroschenko ka arritur tё marrё rreth shtatё pёrqind. Partia konsevatore Atdheu, pro BE-sё e drejtuar nga ish-kryeministrja Julia Timschenko, mund tё arrijё tё marrё gjashtё pёrqind tё votave. Pragun e pesё pёrqindёshit duket se e ka kaluar fare ngushtё edhe partia Golos e sapothemeluar nga ylli i rock-ut Svjatoslav Vakartshuk.
Presidenti nё mbrёmjen e sё dielёs (21.07) nuk e fshehu entuziazmin: “Sot ekipi ynё mund tё ҁlodhet, por vetёm pak, sepse nesёr duhet tё punojmё.”
Selenskyj qysh pёrpara zgjedhjeve presidenciale pati bёrё tё qartё, se ai ёshtё kundёr njё koaliconi tё partisё sё tij “Sluha Narodu” me pёrfaqёsuesit e qeveisё paraardhёse. Ai thotё, se do tё dёshironte „fytyra tё reja”. Postin e kryeministrit Selenskyj do ta mbulojё me njё ekspert ekonomie. „Unё mendoj, qё ai duhet tё jetё njё ekonomist absolutisht profesionist, njё njeri absolutisht i pavarur, qё asnjёherё nuk ka qenё kryeministёrt, zёdhёnёs parlamenti apo ndonjё kryetar grupi parlamentar”, tha 41 vjeҁari, duke dhёnё votёn nё Kiev. Partia e tij Sluha Narodu hyri nё zgjedhje me premtimin, se do t’i japё fund luftёs nё lindje tё vendit dhe do tё luftojё korrupsionin e pёrhapur nё vend.
Gjithsej nё zgjedhjet parlamentare nё Ukrainё konkurruan 22 parti. Rreth 30 milionё zgjedhёsve u ishte bёrё thirrje tё votojnё pёr 424 deputetёt e parlamentit, prej tё cilёve 199 janё zgjedhur direkt nё zonat elektorale. Banorёt nё rajonet separatiste Donjeck dhe Lugansk nё lindje nuk u lejuan tё votojnё.
Fraksion.com