Cili komb tradhëton më shumë në çift?
Italianët rezultojnë njerëzit që tradhtojnë me shumë në marrëdhënien bashkëshortore. Kjo, sipas një sondazhi të realizuar së fundmi. Pas italianëve renditen spanjollet, Francezët, gjermanët e me radhë. Njerëzit që tradhtojnë më pak, apo që janë besnikë në çift janë norvegjezët. Po shqiptarët ku do të renditeshin?
“Me ato që shikojmë përditë ne renditemi edhe më para italianëve. Ne jemi të fshehtë”, thotë një djalë. “Unë njoh shumë raste tradhtish dhe në fund të ditës, në familje hiqen sikur gjithçka është normale. Ajo e shkreta është e fundit që e merr vesh”, thotë një vajzë.
“Tranzicioni, emigrimi, varfëria të gjitha nxitin tradhtitë. Ku ka një vend që nuk tradhtojnë”, përgjigjet një zotëri. Sondazhi u realizua në 10 vende të Europës nga incontri-extraconiugali.com, një portal që merret me lidhjet jashtëmartesore.