Bylykbashi: Vetingu ka dështuar, drejtësia më e kapur se ka qenë më përpara
Sistemi i drejtësisë është më i kapur politikisht se ka qenë përpara. Ligji i vetingut ka dështuar i çon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar në shtëpi, jo para drejtësisë dhe pas hekurave”, theksoi sot ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
“Ne kemi një drejtësi të vjetër e cila po rrënohet me shpejtësi, ndoshta është e drejtë të jetë kështu. Unë gjykoj se shqiptarët kishin nevojë për një reformim dhe jo shkathim të një sistemi i cili ishte i një standardi europian, por kishte nevojë për t’u përmirësuar dukshëm. Kemi dështim të ngritjeve të institucioneve të drejtësisë”, tha ai.
Me tej, Bylykbashi tha se kemi copa që po ngrihen, por nuk kemi ngrehinën e re të drejtësisë
“Ka politikanë që u leverdis një drejtësi e tillë, ka gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të ikin sot, por jo në shtëpi siç i çon vetingu, por para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe të kishte ndodhur më herë dhe nëse do të kishim pas konsensusin që u arrit mëngjesin herët të 22 korrikut me atë votim unanim, ku për fat të keq disa nga ata që votuan ishin me njollën e dekriminalizimit. Nëse ne do të kishim vazhduar me konsensusin edhe me 7 ligjet, ato ligje do ishin në fuqi dhe do ishin në zbatim dhe do kishim një drejtësi funksionale. Fatkeqësisht konsensusin i 22 korrikut u thye në mënyrë të qëllimshme nga maxhoranca”, theksoi ai.
“Kushtetuta nuk mund të ketë themelet në krizën e konflikt, Kushtetuta duhet t’i ketë themelet te reforma në drejtësi në konsensus, kjo është e vetmja garanci, më pas politika duhet të dal jashtë dhe i gjithë sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, që në fakt është edhe me i kapur se ka qenë më përpara” tha ish-deputeti i PD./ata
Fraksion.com