Protestuesit e unazës godasin me mjete të forta ambulancën
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Protestuesit e Unazës së Madhe kanë goditur me mjete të forta ambulancën e cila ishte nisur për një mision.
Ambulanca ishte nisur për të kryer një mision drejt Pezë Helmës kur u godit nga protestuesit.
Si pasojë e goditjes janë thyer xhamat e saj. Për ngjarjen do të bëhet denoncim në polici./TCH