Life StyleTë fundit

“Mustafa Nano e ka zënë gjumi…”; Ilda Bejleri e thumbon

Vajza e ekranit, Ilda Bejleri ka vendosur të jetë sa më afër fansave të saj, duke zhvilluar një bisedë pyetje-përgjigje në Instagram.

Sigurisht që shumica e mesazheve ishin komplimente për moderatoren seksi, por nuk mungoi dhe pyetja “pikante” lidhur me gazetarin Mustafa Nano.

“Çfarë mendimi ke për Muç Nanon m’qafsh se e kam me merak?”- i shkruan një ndjekës Ilda Bejlerit.

Moderatorja sportive ka vendosur që të shprehë mendimin e saj me një fjali “Aman mos e zgjo… se e ka zënë gjumi.”

Pak kohë më parë, Mustafa Nano shkaktoi debate të shumta në mediat rozë teksa kritikoi Bejlerin për veshjen e saj. Debat që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, jo pak. Deklaratat për Bejlerin ai i bëri gjatë monologut të tij në “Provokacja”.

Ja çfarë thoshte Nano
“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjjes.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në gardërobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mendjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitë e gruas (kështu i quajnë myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive.

Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, – mbylli monologun e tij gazetari Mustafa Nano.