Meta takim me Ramush Haradinaj: Krenar për karakterin e tij frymëzues
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetin social facebook.
“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”- shkruajti Meta.
Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen dhe Kosova së shpejti mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja e Haradinaj erdhi sepse ai është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë ku ka vendosur të ikë si qytetar dhe jo si kryeministër.
Fraksion.com