AktualitetBota+Të fundit

Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e parë kancelare: Më 17 korrik Angela Merkel mbush 65 vjeç. DW sjell pjesë nga jeta e një prej liderëve më të fortë të botës sot.

Një femër hyn në skenën e politikës gjermane…

Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është rizgjedhur katër herë deri tani dhe është në vitin e saj të katërmbëdhjetë si Kancelare. Edhe pse pa fëmijë, shkrimtarja gjermane Juli Zeh e ka quajtur atë “Mutti” – nëna e sigurisë gjermane.

Kur ‘Mutti’ ishte ‘Angie’

Kur Angela Dorothea Kasner e vogël ishte duke u rritur, kush mund të mendonte se ajo do të bëhej një nga personat më të fuqishëm në botë? Shumë punë, praktike, strikte – Angie e vogël u rrit në një shtëpi protestante në qytetin Templin në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ishte prift dhe mamaja kujdesej për të dhe tre vëllezërit e motrat më të vegjël.

Rrënjë polake

Gjyshja Greta dhe gjyshi Ludwig në fotografi me djalin e tyre Horst Kazmierczak , babain e Angela Merkel. Familja Kazmierczak jetonte në Poznan, një qytet polak nën pushtimin prusian. Në vitin 1930, kur emigruan në Berlin ata e ndryshuan mbiemrin në Kasner. Në vitin 2013 kur u bënë publike rrënjët polake të Kancelares u bë një zhurmë e madhe.

Pushime në Gjermaninë Lindore

Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1973 pothuajse me nota perfekte, Angie bëri pushime në kamping. Ajo shkëlqeu në rusisht dhe matematikë dhe ishte pjesë e lëvizjes komuniste “Rinia e Lirë Gjermane”. Merkel është liderja e parë gjermane që vjen nga Gjermania Lindore.

Fizikë kuantike

Angela studioi fizikë në Lajpcig, qyteti ku takoi edhe bashkëshortin e saj, Ulrich Merkel. Ai më vonë e cilësoi si “si një vajzë shumë miqësore, të hapur dhe e natyrshme”. Ajo pëlqente të udhëtonte, si këtu në Pragë (e treta nga e djathta ) në vitin 1982. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore dhe bëri doktoraturën në kimi kuantike.

Mësuesi

Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989. Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.

Forcë e pandalshme

Merkel në fillim u bë sekretare e përgjthshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.

Ajo që qesh e fundit…

Merkel ka reputacion të fortë në një botë politike të dominuar nga meshkujt. Si liderja e vendit me ekonominë më të fortë në Europë, zëri i saj ka patur peshë gjatë krizës financiare dhe ka luftuar për interesat e Gjermanisë. Kritkët e akuzojnë se ajo bën shumë manovra politike dhe se nuk reagon në kohë.

Jetë modeste

Merkel u divorcua nga burri i saj i parë: “Një ditë ajo bëri gati valixhet dhe u largua”, tha ai. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie. Edhe pse ajo nuk ka fëmijë të sajët, Sauer ka dy djem nga martesa e mëparshme. Merkel dhe Sauer jetojnë në një apartament modest në Berlin (fotoja më sipër) dhe kanë në pronësi një dyqan.

Pushime italiane

Merkelit i pëlqen t’i kalojë pushimet në ishullin italian të Iskias, ku noton dhe bën hiking me bashkëshortin e saj. Ndërsa në dimër ajo preferon skitë.

Një mbrëmje në Opera

Merkel rrallë herë bie në sy me veshjet e saj. Këtu merr pjesë në hapjen e Operas së Oslos në krah të ish-kryeministrit të atëhershëm norvegjez , Jens Stoltenberg. Kjo veshja atëherë shkaktoi shumë diskutime në Gjermani. Merkel pëlqen muzikën klasike dhe është një vizitore e rregullt e Festivalit Wagner në Bayreuth.

Histori suksesi gjermane

Merkel ndjek nga afër kombëtaren e futbollit të Gjermanisë në ndeshje të rëndësishme. Pas fitores së Kupës së Botës më 2014, së bashku më Presidentin Joachim Gauck, ajo vizitoi skuadrën në dhomat e zhveshjes. /DW

 

Fraksion.com