AktualitetTë fundit

Shokuese, Durrës: 5 djem lidhin dhe përdhunojnë një 8-vjeçare në ambientet e shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem.

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Sipas “panorama”, përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.

Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ngjarja e rëndë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka marrë një denoncim nga familja e vajzës minorene dhe vajza i është nënshtruar vizitës mjekësore dhe ka rezultuar se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

 

Fraksion.com