Shkarkohet kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Anila Guri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Anila Guri, e cila ishte edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me kandidaten për në Gjykatën Kushtetuese, Anila Guri me 17 korrik.
Pas analizimit të fakteve dhe provave, trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu, Alma Faskaj, vendosi sot mos konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Anila Guri.
KPK ka konstatuar problemet me pasurisë e gjyqtares Anila Guri, që ishte vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.
Fraksion.com