Policia jep informacionin zyrtar për ngjarjen shokuese në Durrës
Pas publikimit në media të ngjarjes shokuese në Shkollën 9 vjeçare në Arapaj të Durrësit, Policia ka dhënë një variant paraprak për ngjarjen.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më 5 korrik ndërsa në pranga është vënë 16-vjecari me inicialet A.R dhe është proceduar i mituri N.K, 13 vjec.
“Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fraksion.com