Mbyllje të biznesit për mos lëshim të kuponit, Rama: Zero tolerancë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se to të ketë tolerancë zero në luftën kundër informalitetin.
Kryeministri Rama thekson se për të gjithë ata që nuk lëshojnë kupon tatimor, do të ketë pasoja ligjore me mbylljen e aktivitetit.
“Stop informalitetit. Mos lëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! Zero tolerancë në luftën me informalitetin, që cenon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shprehet Rama.
Kryeministri Rama sjell rastin e një biznesi te mbyllur si pasoje e shkeljes së ligjit për mos lëshim të kuponit tatimor.
Fraksion.com