Gjermania dhe Rusia sёrish duan tё afrohen
Pavarёsisht mosmarrёveshjeve Gjermania dhe Rusia duan tё afrohen pёr zgjidhjen e konflikteve ndёrkombёtare. Kёtё e sinjalizuan ministrat e jashtёm Heiko Maas dhe Sergej Lavrov nё takimin nё Petersberg.
Lavrov sёrish sinjalizoi njё takim tё ri tё nivelit tё lartё mes Rusisё, Ukrainёs, Gjermanisё dhe Francёs lidhur me konfliktin e ngrirё nё Ukrainё. Por ai nuk pёrmendi njё datё konkrete. Takimin e parё tё kёshilltarёve tё politikёs sё jashtme tё tё katёr shteteve ai e vlerёsoi si hap konstruktiv. Por asnjёri nga ministrat nuk sinjalizoi rifillimin e konsultimeve qeveritare gjermano-ruse tё ndёrprerja prej krizёs sё Ukrainёs. Maas dhe Lavrov morёn pjesё nё Dialogun e Petersbergut nё Königswinter pranё Bonit. Nё forumin ruso-gjerman tё diskutimit merrnin pjesё 300 pёrfaqёsues nga politika, ekonomia, kultura dhe fusha tё tjera shoёrore. Me takimin e ministrave tё jashtёm pёr herё tё parё qё pas krizёs sё Ukrainёs u zhvillua njё kontakt i kёtij niveli tё lartё qeveritar. Kjo konsiderohet si shenjё e ҁtensionimit nё marrёdhёnit gjermano-ruse.
Dialogu i Petersbergut u themelua nё vitin 2001 nga presidenti i Rusisё Vladimir Putin dhe ish-kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder. Qysh atёherё ky takim zhvillohet ҁdo vit me pёrjashtim tё vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenё./DW
Fraksion.com