“Rama datë tersi 13 tetorin”; Tërhiqet Meta: Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin; Gomari nuk është shqiponjë
Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se duhet të njihet 13 tetori, pasi përndryshe kriza sa vjen e thellohet. Ai shton se po e pret Ramën që të reflektojë për këtë datë të rëndësishme.
“Rama ndoshta e ka datë tersi 13 tetorin, por ne e shtymë provimin e qershorit për në tetor. Nëse edhe në tetor nuk do gjejmë zgjidhje për krizën, mund të ndodhë përshkallëzim akoma dhe më i madh”.
Ai tha se “Jam shumë fleksibël për të ndryshuar datën 13 tetor, me që është perceptuar si ditë tersi. Por nuk kam në dorë të ndryshoj dot 18 tetorin. Kemi fut mik të fortë për të shtyrë provimin në vjeshtë, por s’çelen negociatat me qoka ndërkombëtarë”, deklaroi Meta.
Meta tha se ndërkombëtarët nuk duhet të thonë që “gomari fluturon”, por për Metën në Shqipëri një gjë e tillë nuk ndodh.
“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujehanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keqzbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tri vete më parë. Me një qarkore u shpall inegzistent dekreti i Presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit, Idajet si rrëzimi i dekretit të Presidentit.
Por siguroj shqiptarët që nuk ka patur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor. Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon, kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, u shpreh Meta.
Fraksion.com