AktualitetPolitikëTë fundit

Mandati i Sakos, Meta: Nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë me 30 qershor

Një ditë më parë Gjykata e Durrësit ka refuzuar t’i japë vërtetimin e mandatit kryetares së zgjedhur të Bashkisë, Valbona Sakos , e cila kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste.

Me këtë vendim, Gjykata ka rrëzuar zgjedhjet në qytetin bregdetar dhe presidenti  Meta tha se çdo proces gjyqësore që zhvillohet në lidhje me këtë çështje, vjen si pasojë e mosrespektimit të Kushtetutës.

“Çdo proces gjyqësor që zhvillohet, është një demonstrim i rrëmujshëm ligjor, që ekziston në vendin tonë si pasojë mosrespektimit të Kushtetutës.

Kjo gjë u demonstrua që në momentin kur me një qarkore e Kuvendi, e shpalli inekzisten dekretin e Presidentit. Nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë me 30 qershor. Ato nuk kanë qenë të ligjshme.  Ta thotë kush të dojë, çdo ndërkombëtar që thotë se që  ‘gomari fluturon’.

Kështu që të gjitha këto manovra, manipulime të gjitha këto qoka ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare dhe që janë një standard i panegociueshëm për të mare provimin e vjeshtës”, tha Meta.

 

Fraksion.com