Kalon vettingun kandidatja për SPAK; Lot gëzimi mes familjarëve dhe miqve të Kaçkinit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini.
Dy ditë më parë, ku dhe u zhvillua seanca dëgjimore për Kaçkinin, u vu në dukje se pasuritë e saj rezultonin siç ishin deklaruar.
Qëndrim të njëjtë KPK pati edhe për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.
Prokurorja është edhe kandidate për në SPAK. Në momentet e rikonfirmimit, miq dhe të afërm kanë shpërthyer në lot gëzimi.


