AktualitetOp-EdTë fundit

Ilir Meta po kërkon publikisht pazar

Nga Alfred Peza

 

Ilir Meta po kërkon publikisht pazar dhe jo një negociatë për datë të re zgjedhjesh në vend të 13 tetorit.

Sepse vetëm ai nuk e paska mësuar ende, se zgjedhjet përfunduan më 30 Qershor dhe se të tjerat, janë në 2021.

Jo më larg se dje, ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker përsëriti qëndrimin se opozita shqiptare duhet të rikthehet në sistem dhe ti gjejë zgjidhjet që kërkon, vetëm brenda institucioneve të vendit dhe jo në rrugë.

Ndaj, pavarësisht se bën sikur i qan zemra për vendimin e 17-18 tetorit të çeljes së negociatave me BE, askush nuk është i gatshëm që të negociojë reformën në drejtësi dhe të bëjë pazare në kurriz të shtetit, ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë. /Alpenews

 

Fraksion.com