“Aspen Security Forum”; Stoltenberg: NATO është e mirë për Evropën dhe Amerikën e Veriut
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, hapi të mërkurën (17 korrik 2019) Aspen Security Forum në Kolorado duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik. Ai vuri në dukje se aleatët e NATO-s përfaqësojnë gjysmën e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të botës, dhe se së bashku ata janë më të fortë në trajtimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të sigurisë.
Tani në vitin e dhjetë, Aspen Security Forum është një konferencë udhëheqëse e fokusuar në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm po përfundon një vizitë në Amerikën e Veriut.
Të hënën, ai u bashkua me kryeministrin Justin Trudeau për të takuar trupat në bazën e Forcave Kanadeze Petawawa dhe më vonë mbajti një fjalim në Kolegjin Massey të Universitetit të Torontos.
Të dielën, të dy anët, ajo kanadeze dhe amerikane të Niagara Falls u ndriçuan në ngjyrë blu të NATO-s për të shënuar 70 vjetorin e Aleancës dhe fillimin e vizitës së z. Stoltenberg.
Fraksion.com