“Aplikacioni që ju plak”; SHBA: Pas “Faceapp” qëndrojnë rusët
Ai është bërë trend në mediet sociale. Të gjithë postojnë tani në rrjet foto të tyre si do të ishin pas 30 apo 50 vitesh. Por, komiteti kombëtar demokratik, në Uashington, ka paralajmëruar ekipet e fushatave për zgjedhjet e 2020 që të mos e përdorin aplikacionin popullor Faceapp.
FaceApp, është lancuar në 2017 dhe është bërë viral këtë javë me personat e famshëm dhe personalitete të tjera publike në të gjithë botën që ndajnë foto të tyret, të edituara përmes aplikacionit. Prodhuesi i app thotë se ajo përdor inteligjencën artificiale për të edituar fotot.
Në 2016, komiteti kombëtar demokrat dhe ekipet e fushatës së demokratëve, u sulmuan nga hakera rusë. Që atëherë, komiteti ka ndërmarrë hapa për të parandaluar përsëritjen e atij skenari, duke investuar në sigurinë kibernetike dhe duke punësuar ekspertë të njohur të fushës.
Fraksion.com