AktualitetTë fundit

5 të plagosur në Lezhë; Përplasen dy makina në Urën e Matit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Urës së Matit në Lezhë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit.

Si rrjedhojë e aksidentit, 5 persona janë plagosur. Ata janë dërguar në spital për kurim.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Të aksidentuarit janë anëtarë të një familjeje.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të aksidentuarit rëndë janë dërguar dejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com