Zëvendësohet Numëri 2 i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s emëron Mirçea Geoana si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka vendosur të emërojë Mirçea Geoana nga Rumania si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i ardhshëm. Ai do të zëvendësojë Rose Gottemoeller nga Shtetet e Bashkuara, e cila mori pozitën e saj në tetor 2016. “Unë jam i lumtur të njoftoj emërimin e Mirçea Geoana si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i ardhshëm. Ai është një avokat i patundur i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë përvojë të gjatë si burrë shteti dhe diplomat në këtë post. Ai do të jetë rumani i parë që do ta mbajë këtë post zyrtar të lartë. Jam shumë mirënjohës ndaj Rose Gottemoeller. Aftësitë e saj diplomatike dhe ekspertizën e saj në politikën e sigurisë ndërkombëtare kanë qenë të paçmueshme për Aleancën, pasi NATO vazhdon të përshtatet me një mjedis më të paparashikueshëm të sigurisë “. tha Stoltenberg.
Mirçea Geoana është themeluesi dhe presidenti i Institutit Aspen të Rumanisë. Ai më parë ka shërbyer si Presidenti i Senatit Rumun, Ministri i Jashtëm dhe Ambasadori i Rumanisë në Shtetet e Bashkuara. Ai do të marrë postin e tij në mes të tetorit 2019.
Fraksion.com