U gjet e vdekur në një bunker nazist: Zbulohet skena e përdhunimit dhe e vrasjes e shkencëtares amerikane në Greqi
Shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton, kishte shkuar në Greqi për një konferencë shkencore, por ka parë tmerrin me sy para se të vritej.
Ajo është gjetur e vdekur në një bunker nazist pasi ishte zhdukur disa ditë, ndërsa tanimë është zbuluar e gjithë dinamika e krimit makabër.
Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, e cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare.
Paraskakis është djali i një prifti vendas, ndërsa ka dy fëmijë.
Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja duke çuar te bunkeri nazist.
Në bunker, 27-vjeçari e ka përdhunuar 59-vjeçaren, ndërsa kjo e fundit është përpjekur t’i shpëtojë, dhe ka luftuar me të, duke i ngulur dhe thonjtë, çka u vërtetua nga ekspertiza.
Pasi e ka përdhunuar, 27-vjeçari e ka vrarë atë dhe e ka lënë aty, ku është gjetur më pas nga policia.
Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera.
27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit.
Fraksion.com