AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 13 Tetori ditë normale; Nuk jam për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet u zhvilluan

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për median pas mbledhjes së Kryesisë se PS-së deklaroi se 13 tetori për atë është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetor, nuk njoh ndonjë 13 tetor.

Më vjen keq që keni pritur kaq gjatë, por kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm sepse kemi mësuar se pas cdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë, atë që është baza e formësimit të qasje strategjike, elektorati. Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër dhe konsideruar si afatmesërm zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe si afat shkurtër të gjithë procesin e brendshëm brenda në PS-së, kombinuar me procesin e administrimit të të gjithë këtyre territoreve që tani më i janë besuar drejtueve socialistë në bashkitë e republikës

Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshilla drejtues, nga unë, Balla dhe Ruci. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetor, nuk njoh ndonjë 13 tetor.

 

Fraksion.com