Pas Durrësit, Gjykata refuzon t’i japë mandatin e kryebashkiakut kandidatit në Vorë
Gjykata ka vendosur të mos i japë mandatin e kryetarit të bashkisë Agim Kajmakut, që ishte kandidat i sicialistëve në votimet e 30 qershorit, në bashkinë e Vorës.
Gjykata e Tiranës ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është në kompetencat e këtij institucioni për të dhënë vendim.
Në këto kushte ia ka kaluar çështjen Gjykatës Administrative.
Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit rrëzoi kërkesën e kandidates së PS, Valbona Sako për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes.
Ky vendim u mor ditën e sotme nën argumentin se Bindja Demokratike është regjistruar në këtë qark, pas përfundimit të afatit të regjistrimit në KZAZ.
Kjo pasi Gjykata deklaroi se Bindja Demokratike, është regjistruar më 25 prill, në një kohë që kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.
Fraksion.com