AktualitetPolitikëTë fundit

“Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim”; Meta zbulon dhuratën që merr prej ish ministrit socialist

Përmes një mesazhi në “Facebook”, presidenti Meta shprehet se ishte kënaqësi të niste ditën me një takim me ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifin. me të cilin thotë se është koleg për një kohë të gjatë në politikë.

Ndër të tjera, Meta shkruan se ish-ministri Sherifi i ka dhuruar librin e tij “Shqipëria e panjohur”, ndërsa i shpreh mirënjohje për këtë punë kërkimore të trashëgimisë sonë institucionale.

“Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.

E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.

Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese”, shkruan Meta.

Meta

 

Fraksion.com