Arrestohet një i dyshuar për sulmin kibernetik në Bullgari
Policia bullgare ka arrestuar një të dyshuar për sulmin kibernetik në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, që çoi në rrjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të miliona njerëzve, tha një zëdhënëse e ministrisë së Brendshme.
“Ne kemi një të dyshuar që është arrestuar”, tha zëdhënësja, duke mos dhënë më shumë detaje.
Autoritetet bullgare kanë ngritur dyshime, se sulmi masiv i hakerave në Bullgari, nëpërmjet një faqeje ruse, mund të jetë i lidhur me vendimin e Sofjes për të blerë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara.
“Grupet e organizuara kriminale të përfshira në sulmet kibernetike zakonisht kërkojnë fitime financiare, por në këtë rast, janë të mundshme motivet politike”, tha të martën, ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mladen Marinov.
Nga sulmi kibernetik, të dhënat personale financiare të rreth 5 milionë bullgarëve dhe punëtorëve të huaj që banojnë në Bullgari, u publikuan në media nga një email me bazë në Rusi.
Fraksion.com