Ushtari fluturues mbi Paris
Ndërsa parada e përvitshme e Francës në Ditën e Bastijës gjithmonë shërben si një vitrinë për teknologjinë ushtarake të vendit, një shpikës dhe sipërmarrës francez u bë heroi i paradës kur u ngrit mbi Champs-Elysees me një motor me turbinë.
Ish-kampioni i sportit të jet-ski Franky Zapata u shfaq me një pushkë në dorë mbi turmën që ndiqte paradën, ku merrte pjesë edhe presidenti Emmanuel Macron dhe udhëheqës të tjerë të Bashkimit Europian.
Ministri i Forcave të Armatosura, Florence Parly, tha se fluturime të tilla mund të shërbejnë për detyra të ndryshme logjistike madje edhe për misione sulmi.
Zapata thotë se mjeti fluturues mund të arrijë shpejtësi deri në 190 kilometra në orë, me një afat kohor prej 10 minutash.
Agjensia franceze e lajmeve thotë se shpikësi, i cili e krijoi pajisjen e tij duke fluturuar fillimisht mbi ujë, tani po shikon mundësinë e një kalimi mbi La Mansh, gjë që do të kërkonte furnizim me karburant në mes të fluturimit.
Zapata synon ta bëjë kalimin e La Manshit më 25 korrik, 110 vjet nga dita kur avioni i Louis Bleriot bëri fluturimin e parë me avion mbi ngushticën që ndan Francën me Anglinë.
Fraksion.com