Tërhiqet nga posti i ministres sё Mbrojtjes; Ursula von der Leyen votohet sot si presidente e KE
Tё martёn Ursula von der Leyen do tё pёrballet me votimin si presidente e ardhёshme e Komisionit tё BE, rezultati nuk dihet. Por pavarёsisht nga rezultati nё Bruksel, ajo tё mёrkurёn do tё tёrhqet nga posti i ministres.
Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen kёrkoi mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё. Nё njё shkresё prej tetё faqesh drejtuar socialdemokratёve europianё ajo deklaron ndёr tё tjera se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si “nё mёnyrё tё pёrgjegjshme” tё arrihet pakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.
Duke iu referuar kёrkesasve tё socialdemokratёve, politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.
“E drejta pёr nisma ligjore” pёr Parlamentin e BE
Ndryshe nga deri mё sot, von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit Europian nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore. Ndaj kёrkesave pёr njё pozicionim mё tё qartё lidhur me shtetin ligjor nё Poloni dhe nё Hungari von der Leyen nё dёgjimin parlamentar reagoi disi e rezervuar.
Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, shkruan von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.
Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) duhet tё pёrballet edhe me votёn nё Parlamentin Europian. Aty ajo ёshtё e varur pjesёrisht prej votave tё socialdemokratёve europianё, nё mёnyrё qё tё arrijё shumicёn absolute tё kёrkuar. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt javёn e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes./DW
Fraksion.com