Shiti dosjen “339”; Prokurori nuk përfshihet në SPAK, bashkë me të dhe tre të tjerë (Emrat)
Ata që tashmë përfliten si FBI-ja shqiptare janë bërë publikë.
Kanë kaluar disa faza dhe gjatë këtyre ditëve emrat e tyre janë lakuar thuajse në të gjitha rasat e mundshme.
Prokurorët e SPAK do nisin shumë shpejt nga puna.
Por ndër emrat e lakuar së fundmi janë edhe të katër të tjerëve, që pritej të ishin pjesë e SPAK, por në fakt rezultojnë tashmë të përjashtuar.
Emra të tjerë “big” në listën e prokurorëve që nuk u kualifikuan për fazën finale të SPAK janë edhe Dritan Prençi me Vladimir Marën, të cilët u skualifikuan për të shkak se kishin dorëzuar dosje ende nën hetim, ndërkohë që rregullorja përcaktonte se në shqyrtim do të merreshin vetëm dosjet e mbyllura.
Fakti që këta prokurorë nuk u bënë pjesë e listës me 15 kandidatë për SPAK, nuk i përjashton ata nga sistemi, por do të vijojnë të jenë prokurorë për sa kohë janë konfimuar apo do të konfirmohen nga procesi i vetting-ut, kuptohet në të dy fazat e tij Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Fraksion.com