Rritet cilësia e shërbimit për drejtuesit e automjeteve
Kryeministri Edi Rama tha tha sot lidhur me publikimin e raportit për 6-mujorin e parë të 2019 të Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, se këto janë “disa të dhëna domethënëse të rritjes së cilësisë së shërbimit për drejtuesit e automjeteve”.
Në publikimin e raporti vihet re rritje me 16.5% e shërbimeve krahasuar me një vit më parë, ndërsa është vendosur një rekord historik në mbledhjen e të ardhurave.
Në raportin janar-qershor 2019, DPSHTRR thekson se numri i shërbimeve i cili në të njëjtën periudhë të 2018 ishte 821 522 shërbime, në 2019 regjistron 957 440 shërbime, ose 135 918 shërbime më shumë këtë gjashtëmujor se sa një vit më parë.
“Janë 907 shërbime të kryera në vetëm 1 orë; 129 shërbime më shumë në 1 orë, ose 14.2% më shumë shërbime në 1 orë”, thekson DPSHTRR.
Sa i takon të ardhurave, në periudhën janar-qershor të vitit 2018 u arkëtuan 848, 246, 000 lekë, ndërsa këtë 6-mujor u arkëtuan 927 199 000 lekë duke vendosur një rekord historik të të ardhurave.
“Janë 78, 953, 000 lekë më shumë (9.3%) të ardhura këtë gjashtëmujor se sa një vit më parë. Të ardhurat sipas shërbimeve: regjistrim mjeti 10 % më shumë; leje drejtimi 8.1% më shumë; taksa dhe tarifa 7% më shumë; të ardhura të tjera 15.6% më shumë. Kemi 7652 shërbime të ofruara nga risitë janar-qershor 2019; 5993 ndryshime pronësie të mjetit, 161 targa suvenir; 828 në kushtet e komoditetit online, 670 targa të veçanta”, thekson DPSHTRR.
Lidhur me investimet, në janar-qershor 2018 u investuan 107, 852, 985 lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019 u investuan 202, 439, 191 lekë.
“Kemi 94, 586, 206 lekë më shumë investime ose 87.7% më shumë që shkuan në modernizime pajisjesh dhe sistemesh, restaurime strukturash, dixhitalizim procedurash, zyra të reja shërbimi. Në sajë të këtyre investimeve ofrohen pranë qytetarëve 4 zyra të reja, në Kavajë, Gramsh, Çorovodë, Himarë. Po ashtu ofrohen 8 procedura dhe 118 296 shërbime në vit. Në sajë të këtyre investimeve lehtësohen 14 877 zotërues mjetesh në vit pa rritur tarifat dhe me të njëjtin numër personeli”, thekson DPSHTRR.
Postimi i Z Rama:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me disa të dhëna domethënëse të rritjes së cilësisë së shërbimit për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë😊
Fraksion.com