AktualitetTë fundit

Rinisje e fluturimeve javore çarter mes Tiranës dhe dy qyteteve të Detit të Kuq egjiptian

Përmes një ceremonie nga Ambasada Egjiptiane në Tiranë, u festua 67 vjetori i Revolucionit të 23 Korrikut ku mori pjesë Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe Organizatave Ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, si dhe shumë miq e dashamires të tjerë.

Në fjalën e tij të hapjes për këtë ngjarje, Mohamed Khalil, Ambasadori Egjiptian në Shqipëri, përmendi se viti 2019 është një nga vitet më të shquara në historinë e marrëdhënieve miqësore midis Egjiptit dhe Shqipërisë dhe ka shënuar shumë zhvillime, si në nivelin të vizitave dypalëshe, ashtu edhe në nivelet e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe shkencor.

Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe midis Egjiptit dhe Shqipërisë, ambasadori Khalil tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Egjiptit dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të bazuara në koordinimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, qëndrimet e përbashkëta drejt ruajtjes dhe arritjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe vullnetit të përbashkët për të nxitur këtë bashkëpunim të frytshëm, veçanërisht në kuadrin e e Presidencës së Egjiptit të Bashkimit Afrikan gjatë këtij viti dhe presidencës shqiptare të OSBE-së gjatë vitit të ardhshëm.

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, ambasadori shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dypalësh, bazuar në kuadrin e fuqishëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve që shpresojmë se do të pasqyrohen së shpejti në krijimin e një Këshilli të përbashkët biznesi egjiptian dhe shqiptar deri në fund të vitit.

Duke shqyrtuar bashkëpunimin teknik dypalësh, ambasadori i Egjiptit përmendi kurset e trajnimit dhe bursat e ofruara nga Egjipti tek kuadrot shqiptarë, duke theksuar mundësitë e trajnimit të ofruara këtë vit nga Qendra Ndërkombëtare Egjiptiane për Bujqësi në kuadrin shqiptar, si pjesë e kontributit të Egjiptit në Iniciativën e Kryeministri i Shqipërisë “Zhvillimi rural i 100 fshatrave Shqiptare”.

Bashkëpunimi kulturor dëshmoi këtë vit pjesëmarrjen e Trupës Egjiptiane e Valleve Folklorike “Reda” në Festivalin Reja  “Cloud” në Tiranë dhe Trupën Kayan Marionetës së Egjiptit” qe mori pjese në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Ambasadori Khalil gjithashtu njoftoi rinisjen e fluturimeve javore çarter mes Tiranës dhe dy qyteteve të Detit të Kuq egjiptian: Hurghada dhe Sharm El Sheikh, për sezonin veror të këtij viti.

Në fund, Ambasadori shprehu urimet më të mira për qeverinë shqiptare dhe popullin e tij, në rrugën e tyre për t’u bashkuar me BE.

Pritja e Ditës Kombëtare përfshinte gjithashtu një ekspozitë të pikturave me vaj te punuara me gurë nga zonja Sally Salem, bashkëshortja i ambasadorit, duke reflektuar trashëgiminë kulturore egjiptiane.

Një kërcim tradicional Egjiptian Tanoura, u krye gjithashtu në Pritje, e cila është një vallëzim në formën e meditimit fizik aktiv të prej Sufive, me rrotullime të përsëritura, e cila është parë si një imitim simbolik i planeteve rreth diellit./ata

 

Fraksion.com