E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetTë fundit

Konfirmohen emrat e prokurorëve; Ja 15 kandidatët për SPAK

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, ka lexuar emrat e 15 prokurorëve kandidatë që kanë kaluar fazat përzgjedhëse dhe konsiderohen favoritë për t’u bërë pjesë e SPAK.

Përvecc përzgjedhjes nga KLP, këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e vetting-ut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.

Në mbledhjen e KLP që zgjati rreth një orë, relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze në përzgjedhjen e prokurorëve.

Prokurorët me kualifikim të lartë për në SPAK do të kualifikohen ata me  8 deri në 10 pikë,  5-7 pikë ata me kualifikim të mesëm, si dhe ata me kualifikim të ulët.

“Sapo të jepen pikët, kandidatët që do të përcaktohen me kualifikim të lartë dhe kanë kaluar vetting-un do të bëhen menjëherë pjesë e SPAK, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar vetting-un do të pritet përfundimi i procesit”.

15 kandidatët për SPAK

  1. Altin Dumani
  2. Anton Martini
  3. Elisabeta Imeraj
  4. Arben Kraja
  5. Manjola Kajana
  6. Enkelejda Millona
  7. Doroleza Musabelliu
  8. Klodian Braho
  9. Ened Nakuçi
  10. Edvin Kondili
  11. Besnik Muçi
  12. Ndini Tavani
  13. Behar Dibra
  14. Elida Kaçini
  15. Anita Jella