AktualitetBota+Të fundit

Irani: Negociata me SHBA-të vetëm nëse hiqen sanksionet

Ministri i Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif tha se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse ato heqin sanksionet e ashpra ekonomike kundër Iranit.

Shtetet e Bashkuara i vendosën sanksionet në vitin 2017 para se të tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila kërkon që Irani të ulë pasurimin e uraniumit si shkëmbim për zbutjen e sanksioneve.

Zarif i akuzoi SHBA për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme duke u shitur miliarda dollarë armë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që ai tha se kërcënon programin iranian të raketave balistike.

Presidenti Donald Trump e ka quajtur tepër të keqe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia ishin nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes.

 

Fraksion.com