AktualitetTë fundit

Hemodializa me standarde bashëkohore; 1302 pacientë përfitojnë shërbim falas

Aparaturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shërbim jetik pranë qendrës më të madhe spitalore në vend.

Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT, tani pacientët e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit.

Janë 1302 pacientë që përfitojnë nga ky investim duke marrë shërbimin falas, me kushte dhe standarde bashkëkohore në gjithë vendin.

Investimi i fundit në QSUT, në 22 aparatura moderne, bën të mundur kryerjen e procedurave sipas standardeve, duke ulur në maksimum infeksionet dhe duke rritur cilësinë e jetës për këta pacientë.

Gjithashtu, nga ky investim përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12 500 seanca në vit.

Ndërkohë, që e gjithë paketa për dializantët ofrohet falas, përfshirë këtu edhe trajtimin me barna të rimbursueshme.

Shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. Kanë përfituar 80 pacientë që prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë.

 

Fraksion.com