Anoreksia ka origjinë në ADN dhe nuk është vetëm një çrregullim në mendjen tonë
Sipas një hulumtimi të ri, anoreksia nuk është vetëm një çrregullim mental, mirëpo ka origjinë në gjenet e një personi që e kontrollojnë metabolizmin, shkruan Dailymail.
Metabolizmi është një grup i reaksioneve kimikale, i cili e ndihmon trupin të përdorë energji nga ushqimi, dhe kur ky proces nuk funksionon mirë atëherë mund të shfaqen çrregullime metabolike.
Anoreksia është çrregullimi mental, i cili sjellë më së shumti raste të vdekjeve për shkak të humbjes ekstreme të peshës. Sipas hulumtuesve, identifikimi i shkaqeve kryesore mund ndihmojë në zbulimin e një terapie shëruese për këtë lloj problemi.
Sipas informacioneve që hulumtuesit kishin përdorur, tek këta persona ekziston një mutacion në AND-në e tyre, e cila e kontrollon metabolizmin e trupit dhe e shkakton këtë çrregullim.
Kjo teori e shpjegon faktin se pse deri më tani ka qenë shumë e vështirë të shërohet ky çrregullim. “Ne mendojmë se efekti i terapisë së deritanishme ka qenë shumë i dobët, për shkak se është targetuar në mënyrën e gabuar, kurse tanimë e dimë se kanë bazë gjenetike dhe duhet të trajtohet si një sëmundje e tillë”, tha Dr. Gerome.
Anoreksia është një sëmundje e rëndë, që manifestohet me humbje ekstreme të peshës dhe mund të përfundojë më vdekje.
Ne i inkurajojmë të gjitha shkencëtarët që të ekzaminojnë rezultatet e këtij studimi dhe të konsiderojnë gjetjen e terapive të reja për shërimin e kësaj sëmundje”./Express