AktualitetTë fundit

Vogue: Shkodra në 10 arsyet për të vizituar EJL-në

Harrojeni faktin që Europa Perëndimore është e parashikueshme në çdo gjë dhe provoni destinacionet në zhvillim të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe disa që kanë arritur tashmë zhvillimin e tyre, shkruan Raul Rubio i filialit australian të revistës prestigjioze ”Vogue”.

Në renditjen e saj, revista liston edhe qytetin e Shkodrës, ku ndalet sidomos te shtyllat e traditës artistike, tendenca e fundit në artin dekorativ të qytetit.

”Pa dyshim, Shqipëria ka një të kaluar të trazuar dhe të dhunshme. Por, në vend që të injorojë këtë kapitull të errët në histori, qyteti i dytë më i madh në vend ka zhvilluar instrumente frymëzuese mbresëlënëse me artileritë e luftës që dikur shkatërruan vendin. Që do të thotë se, mijëra e mijëra bomba dhe predha artilerie të vërteta kanë formuar themelet e pavijoneve tërheqëse dhe shtyllat e llambave artistike në të gjithë qendrën e qytetit”, shkruan ”Vogue”.

Destinacionet e tjera të Europës Juglindore sipas kësaj reviste janë:

  1. Hoteli ”Excelsior” në Dubrovnik, Kroaci
  2. Shëtitja me anije në Danubin e Poshtëm
  3. Akulloret në Hungari
  4. Jeta e natës në Beograd
  5. Pazaret e Shkupit
  6. Shën Stefani në Malin e Zi
  7. Kështjella ”Corvin” në Rumani
  8. Ujëvarat në Bosnje-Hercegovinë
  9. ”Revolucioni” i rakisë në Beograd

 

Fraksion.com