SportTë fundit

UEFA pranon rekord kërkesash për bileta për Euro 2020

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tha se ka pranuar 19.3 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e turneut Euro 2020.

UEFA tha se 1.9 milion kërkesa janë vetëm për finalen e 12 korrikut, 2020, që do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës.

Kërkesat për këtë lojë janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit.

Biletat për gjysmëfinalet dhe ndeshjet e grupeve në Mynih dhe në Amsterdam janë po ashtu të kërkuara, ashtu si edhe biletat për hapjen e turneut më 12 qershor, në Romë.

Totali i kërkesave – 19.3 milionë – i tejkalon kërkesat për Euro 2016, që kanë qenë 11 milionë.

UEFA tha se kërkesat vijnë nga 213 vende të botës.

Por, për turneun e vitit të ardhshëm në shitje do të tjenë tre milionë bileta.

Turneu përfshin 24 ekipe, 51 ndeshje dhe zhvillohet në 12 vende.