AktualitetPolitikëTë fundit

U prish pushimet demokratëve; Zbulohet skenari i aksionit opozitar të Bashës

Për demokratët duket se nuk ka pushime edhe pse jemi në pikun e verës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do zhvillojë një sërë takimesh me qytetarët e qarkut të Shkodrës. Pas vendimit për të intensifikuar takimet me qytetarët edhe gjatë sezonit të verës, Basha do të jetë i pranishëm sot në qytetin e Koplikut.

“Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur Anton Kokaj.

Ndërkohë që axhenda e takimeve do vijojë edhe në orën 19:00 në qytetin e Shkodrës, ndërsa takimi do vijojë më pas në orën 20:00, takime me struktura dhe me qytetarët Vaut të Dejes.

3 ditë më parë kreu i demokratëve në mbledhjen me strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij në selinë blu gjatë verës nuk do të ketë pushime.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com