Përmbytje në Greqi; Ekspertët: Kjo verë e pazakontë
Autoritetet kanë evakuar me dhjetëra qytetarë nga shtëpitë e zhytura nën ujë në Greqinë perëndimore të dielën, pak ditë pasi shtatë persona humbën jetën si pasojë e një stuhie të dhunshme në veri të vendit.
Stuhi të tilla janë të pazakonta në Greqi, kur stina e verës zakonisht është e nxehtë dhe e thatë. Përmbytjet, kanë bërë që rrugët e dëmtuara nga stuhia më e fundit në afërsi të qyteteve Nafpaktos dhe patra të shndërrohen në lumenj të vërtetë, duke bërë që të mbyllet për disa orë edhe një trajektore e rëndësishme qarkullimi. Sidoqoftë, nuk raportohet për të lënduar apo të zhdukur.
Shumë shtëpi dhe dyqane janë përmbytur afër qytetit Nafpaktos, janë dëmtuar shtëpi, dyqane dhe makina – thë për agjencinë e lajmeve Reuters një zyrtar i departamentit të zjarrfikësve.
Shtatë persona, mes të cilëve gjashtë turistë, humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u lënduan të enjten kur një stuhi gjatë natës përfshiu Greqinë veriore.
Fraksion.com