AktualitetTë fundit

Opozita tha se nuk do i lirojë bashkitë, Lleshaj: Uroj të mos çmenden pas zaptimeve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim me prefektët e të gjithë qarqeve, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku kërkoi konstituimin e këshillave bashkiakë.

Lidhur me deklaratat e opozitës se drejtuesit e djathtë nuk do i lirojnë zyrat për shkak se nuk e njohin 30 qershori, ministri paralajmëroi se do të zbatohet ligji.

Për ministrin e Brendshëm, zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt dhe se të gjithë janë të përkohshëm dhe kohën e përcakton ligji.

“Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë. Mandati është katër vite i dhënë nga Kushtetuta, ndërkohë që në 30 Qershor kanë ndodhur zgjedhje të certifikuara nga të gjitha. Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë”, u shpreh Lleshaj.

Ai shtoi se prefektët kanë rol në konstituimin e këshillave bashkikë, ndërsa nënvizoi se ekziston rreziku i uljes se performacës.

Sipas tij, të gjithë strukturat do të marrin pushimet pas shtatorit sidomos të administratës së bashku dhe prefekturës.

Po ashtu ai shtoi se nuk ka hapësirë për heqje nga puna për punonjësit e bashkive duke respektuar statusin e nënpunësit civil.

Në këtë drejtim tha se prefektët kanë një rol kyç për sa i përket konstituimeve në lidhje me bashkitë por ligji parashikon disa, ku pefektët të intesifikojnë kontrollet për shërbimet për qytetarët, si ndaj administratës së bashkive, por edhe degëve të pushtetit qendror.

Ai kërkoi që kushdo që do të dorëzojë detyrën ta dorëzojë me dinjitet dhe ai që e merr ta marrë me dinjitetin e nevojshëm.

 

Fraksion.com