Ndahet nga jeta në moshë të re kryetarja e FRESSH
Kryetarja e FRESSH në Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re.
Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe kolegë të saj në rrjetet sociale, të cilët përcjellin mesazhi ngushëllimi për humbjen e aktivistes së PS.
Mes mesazheve të shumta është edhe ai i deputetit të Partisë Socialiste, Eljo Hysko, i cili shkruan se nuk e beson ende që Hamza të ketë ikur nga kjo botë.
Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta parakohe të aktivistes socialiste në Tiranë. Përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet sot, e hënë, 15 korrik.
Fraksion.com