AktualitetBota+Të fundit

Moskë, opozita mban protestë për përfshirje në votimet bashkiake

Rreth 1.000 njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, me kërkesën që kandidatët e opozitës të përfshihen në fletëvotimet për zgjedhjet e 8 shtatorit të Dumës për qytetin e Moskës.

Protesta në 14 korrik u cilësua si një takim midis udhëheqësve të opozitës dhe votuesve të tyre, pasi nënshkrimet që sponsorizonin disa kandidatë u refuzuan nga komisioni zgjedhor i Moskës.

Kandidatët duhej të dorëzonin 4.500 nënshkrime të verifikueshme të mbështetjes ndaj tyre deri më 6 korrik, për të qenë të përshtatshëm për të kandiduar në zgjedhjet e shtatorit.

Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Moskës tha se protesta ishte “e paligjshme” dhe kërkoi që ajo të shtyhej.

Demonstruesit thërrisnin: “Ne jemi ata që kemi autoritetin këtu”, “Putin është një vjedhës” dhe “Putin jep dorëheqjen”.

Megjithatë, policia nuk arrestoi fillimisht askënd dhe protesta vazhdoi në mënyrë paqësore.

Ndërsa qëndronin jashtë Bashkisë së qytetit, turma thërriste “Këto nuk janë zgjedhje, janë mashtrim”, “Ne jemi autoriteti këtu” dhe “Lejoni zgjedhje të ndershme!”

 

Fraksion.com